LAJME Uncategorized

Publikohet harta e ndarjes së Kosovës, profesori universitar zbulon detaje të reja

Profesori universitar, Enver Bytyqi përmes një postimi në facebook ka bërë publike një hartë e cila tregon një ndarje të Kosovës.

Sipas Bytyqit kjo ndarje ka qenë edhe arsyeja e rrëzimit të qeverisë Kurti 1 dhe formimi asokohe i qeverisë Hoti. “Kjo hartë është dëshmia e arsyes pse ra një qeveri dhe pse u formua një qeveri tjetër atë kohë”, ka shkruar Bytyqi.

Cila pritet të jetë marrëveshja e shumëpërfolur:

Disa nga pikat kyçe të draft marrëveshjes së propozuar të “traktatit të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë” ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

  1. Palët të firmosin traktatin e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë!
  2. Të dyja shtetet e reja me kufinjtë e rinjë të njihen mes veti dhe bëhen anëtare të OKB-së.
  3. Serbisë i kalon territori në linjën Zubin Potok – Zupce – Zveçan – Zheronice – Banjske – Vuçe – Leposaviq – Zemanice.
  4. Mitrovica bashkohet merr statusin e “Free City” në afat kohor prej 35 vjeçësh, dhe përfshin rrethin me kufijtë: Zemanice – Dren – Ceraj – Maxhere – Stari Tërg – Bajgor – Koshtuvë – Zupçce.
  5. Bujanoci merr statusin special për 35 vjet me linjë rrethore: Bozhinjevac – Zhuzeljic – Srpska Kuca – Davidovac – Ristovac – Karadnk- Rakovac – Ternoc i Madh – Konçul – Lluçan – Nesalcë – Borovacë – Somolice.
  6. Presheva hyn tërësisht në Kosovë.
  7. Korridori 10 për 15 vite është i mbrojtur nga NATO dhe lëvizin lirshëm gjitha palët.
  8. Palët të mos kenë pretendime për reparacione lufte.

Edhe disa pika të tjera të rëndësishme, dhe marrëveshja finale të firmoset dhe parlamentet e dyja shteteve të bëjnë ratifikimin dhe ti ndryshojnë kushtetutat e tyre/