Një autobus duke lëvizur në relacionin Shkup – Stamboll është ndaluar rreth orës 17:00 në pikëpagesën tek Milladinovci nga ana e policisë për shkak dyshimit se i njejti është me regjistrim të falsifikuar dhe numër të identifikimit, njoftuan nga MPB.
Sipas policisë, autobusi është drejtuar nga Z.M, 56 vjeçarë, ndërsa poashtu dyshohet se shoferi nuk ka pasur licencë për transport ndërkombëtar, njëjtë si në rastin me Besa Trans.
Lidhur me rastin janë njoftuar nga Inspektorati Shtetëror për Transport për veprim të mëtejshëm.
Për momentin është duke u dokumentuar rasti dhe do të ngriten kallëzime penale pas përfundimit të hetimeve.