LAJME

Termi që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në “Google”

Nuk është aspak e çuditshme që termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për këtë vit të jetë “Big Brother Vip”!

“Big Brother Vip” nisi në tetor të këtij viti dhe shumë shpejt u bë qendra e vëmendjes. Siç ndodh në fund të çdo viti, publikohen statistika që llogarisin suksesin që ka pasur ndonjë personazh apo program televiziv.

Edhe vetë moderatorja Arbana Osmani e ka ndarë këtë lajm me ndjekësit e saj në Instagram.

“Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021. Dhe të mendosh që nisëm në tetor”, ka shkruar Arbana në postim.