Një 24-vjeçar shqiptar është në mesin e vullnetarëve në krah të ukrainasve përballë forcave ruse në kufi.
Shqiptari është në grupin e vullnetarëve së bashku të huaj të tjerë në Legjionin Kombëtar të Gjeorgjisë, të cilët luftojnë me rusët për të mbrojtur Ukrainën.
“Ne jemi të bashkuar nga dëshira jonë për të ndaluar agresionin rus,” tha Vano Kakviashvili, veteran 38-vjeçar i ushtrisë gjeorgjiane që aktualisht shërben në Legjionin Kombëtar të Gjeorgjisë. “Kjo është lufta e brezit tonë. Ne duhet të luftojmë për lirinë e Ukrainës,” shtoi ai.
Në stërvitjet e kësaj dite, pesë gjeorgjianët janë të gjithë veteranë luftarakë të pushtimit rus të atdheut të tyre në vitin 2008.
Ndërsa 24-vjeçari i quajtur Emanuel Bazanji, është një ish-ushtar i ushtrisë shqiptare i cili doli vullnetar për të luftuar për Ukrainën sepse “ky është kufiri i fundit për demokracinë”, siç e quan ai.
“Ajo që na bashkon është dashuria për lirinë, dashuria për demokracinë dhe dashuria për të ndihmuar njerëzit,” tha Bazanji për Coffee or Die Magazine, përcjell abcnews.al.