LAJME

Pse BDI-së i trazohet “shpirti” nga postimet e Arben Taravarit?

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili sot nëpërmjet një mesazhi të fuqishëm, në fejsbuk, duke ilustruar një histori nga Lufta e Dytë Botërore, goditi fenomenin shqetësues të largimit të të rinjëve nga vendi dhe vuajtjet e tyre me pritjet e gjata në kufi dhe mos interesimin e shtetit për tu dalë në ndihmë.

Mirpo ky reagim I Taravarit si duket ka trazuar shpirtrat e BDI-së, të cilët nuk ngurruan të identifikojnë veten në këtë tregim, ku për protagonist ishte një komandant i Hitlerit që kishte treguar
se si “Hitleri kishte kundërshtuar kategorikisht rekomandimet e komandatit të tij nga tërheqja e luftës nën arsyetimin se po vriten shumë njerëz të pafajshëm, midis tyre edhe fëmijë”.

BDI e tmerruar nga humbjet e njëpasnjëshme që nga viti 2017 në Gostivar , si dhe shëndrimi i Taravarit në lider të pakontestueshëm politik jo vetëm në Gostivar i ka futur ethet strukturave të BDI-së, dhe i ka detyruar që të reagojnë pas çdo paraqitje publike të Taravarit, qoftë edhe për metaforat tejet të koduara që ai përdor.
I tillë është është reagimi i sotshëm BDI-së, i publikuar e i shpërndarë në shumë media të afërta me ta, ku sipas tyre sjellja e Hitlerit në politikën e Maqedonisë së Veriut dhe metafora e përdorur, është e papranueshme, skandaloze, e tmerrshme dhe e pakuptimitë si dhe e pa pa provokuar nga ata.
Njëkohësisht kërkojnë që Taravari pa asnje vonesë duhet përulësisht të kërkojë falje të gjitha viktimave, familjeve të tyre, qytetarëve dhe ta fshijë menjëherë postimin e tij në fejsbuk.
Gjithashtu, nëpërmjet këtij reagimi i
kërkojmë edhe botës akademike, opinionbërësve, mediave e gazetarëve, shoqatave joqeveritare ta ngrisin zërin kundër këtij qëndrimi të Arben Taravarit i cili nuk ka vend në shoqërinë tonë, thuhet në reagimin e BDI-së./fol.mk