Zëvendësministri i Infrastrukturës në Kosovë, Hysen Durmishi ka treguar se ndërtimi i rrugës që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën, do të nisë në vitin e ardhshëm, përkatësisht nga mesi i vitit 2023.
Durmishi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se ende nuk dihet koha sa do të marrë ndërtimi i kësaj rruge, por se shpreson që kjo rrugë do të përfundojë për 2 ose 3 vite.
“Jemi në fazën kur gjatë këtij viti bëhet projekti i rrugës, dhe i tunelit sepse është zgjedhur varianti me tunelin 6.4 km. Përafërsisht, parashikojmë që ky projekt të kushtojë rreth 150 milionë euro edhe për pjesën tonë edhe të Maqedonisë së Veriut.
Ndërtimi nuk mund të fillojë para mesit të vitit të ardhshëm. Nuk mund ta di saktë se kur mund të kryhet, por shpresoj që për 2-3 vite të përfundojë”, tha Durmishi.
Durmishi ka treguar edhe për marrëveshjen që e kanë bërë me qeverinë e Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e kësaj rruge.
“Ne këtë e kemi pas premtim elektoral, dhe e kemi pas pjesë të programit tonë qeverisës. Nuk është qe e shpikëm para fushatës së zgjedhjeve lokale. Ky është një projekt shumë i madh dhe i rëndësishëm. Drejtoria e rrugëve në Maqedoni e kanë bërë një studim fizibiliteti para disa viteve, ne kemi pas këto informata kemi vu kontakte me qeverinë atje dhe kemi rënë dakord që ta bëjmë bashkë këtë rrugë. E kemi nënshkru një marrëveshje në takimin mes dy qeverive, është konfirmu një komision i përbashkët ndërshtetor, të cilin e drejtoj unë. Kemi pas takime të komisioni dhe e kemi përzgjedhur variantin”, shtoi Durmishi.
Emisonin e plotë mund ta shihni KËTU.