LAJME

Shpërthen në studio: Unë nuk jam arabe, jam myslimane (VIDEO)

Adlie Morina që me profesoin është psikologe, ka qenë e ftuar në emisionin Libero në ATV, njofton Monitor.mk.
Morina ka treguar për paragjykimet dhe sfidat që ka një grua me shami, ku ajo thotë qe kjo nuk e bënë ndryshe nga femrat e tjera.

“Femrat me mbulesë i shohin vetëm në shtëpi, xhami dhe vetëm në medrese. Por nuk e dinë që une jam si çdo femër tjetër, kam dëshira, ëndërroj, udhëtoj, mësoj, studioj, kam përfunduar dy fakultete, dy magjistratura, punoj. Gjithë njerëzia edhe me mbulesë edhe pa mbulesë vinë tek unë me u rrëfy në seanca psikologjike. Thjesht unë jam si çdo femër tjetër, absolut nuk ndryshoj nga ata”, ka thënë Adlie Morina.

Ajo tutje ka shtuar se nuk është arabe, por është shqiptare dhe ndjehet krenare për këtë që është.
“Unë nuk jam arabe por jam shqiptare, jam shumë krenare që jam shqiptare”, u shpreh Morina./Monitor.mk

https://fb.watch/b1o2Jf43uD/