LAJME

VIDEO/ Dramë në rrugët e Maqedonisë: Shoferi godet me thi*kë policin dhe përplas dy tjerë

Gjatë ditës së djeshme në Resnje janë su*lmuar disa policë, njëri prej të cilëve është th*erur, ndërsa dy të tjerë janë go*ditur me veturë. E gjithë ngjarja është xhiruar me kamerë.

“Rreth orës 08:00 në rrugën Manastir-Resnje, vetura “Peugeot” e drejtuar nga I.Gj.(41) nga Rosomani nuk është ndalur në shenjë ndalese nga punonjësit e policisë dhe me veturë ka go*ditur dy prej tyre. Menjëherë pasi u ndalua, ai ka pla*gos’ur me një mjet të mpr*ehtë një punonjës policie në detyrë. Ai është ndaluar në Stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

https://twitter.com/i/status/1496112367146524680