LAJME

‘Tërmet’ në Maqedoni, ja epiqendra

Një tërmet sapo u regjistrua në pjesën jugore të liqenit të Ohrit me epiqendër 150 km në jug të Shkupit, në Republikën e Shqipërisë, është raportuar sot nga Rrjeti Telemetrik Sizmiologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata në Ohër dhe rrethinë dhe ka ndodhur në orën 02:41 minuta, me magnitudë të Rihterit lokal 3.6 ballë dhe me intensitet 3 gradë sipas makrosizmit evropian shkallë.