Bota LAJME

I prezantohen si kryeministër i Ukrainës dhe i kërkojnë armë, ministri britanik bie “pre” e rrengut rus (VIDEO)

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace ra ‘pre’ e një rrengu të përgatitur nga disa komedianë rusë, që njihen si persona të afërt me Vladimir Putinin. Në videon e publikuar nga rusët, ministri thotë se po mbarojnë raketat anti-tank të njohura si NLAW.

Advertisements

Sipas Daily Mail, Wallace kujtonte se po fliste me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal. Ky i ‘fundit’ i kërkon që të dërgojnë më shumë raketa, pasi ato që kanë dërguar më parë kanë dështuar.

Wallace i pëgjigjet: “Nuk mendoj se tonat kanë dështuar. Ne u kemi dhënë mbi 4 mijë. Të tjera do të vijnë. Edhe ne nuk kemi se po na mbarojnë. Por unë flas me ministrin Reznikov (ministri i Mbrojtjes i Ukrainës: shën.red) çdo ditë”.

Raketat NLAW prodhohen në Irlandë nga një firmë franceze. Prodhimi i tyre pritet të shtohet për të adresuar çështjet e furnizimit.

Video e komedianëve rusë Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov nuk është e para ku ata shënjestrojnë personazhe të njohura në Perëndim. Ata kanë shprehur hapur simpatinë e tyre për Putinin dhe dyshohet se janë agjentë rusë, edhe pse e kanë mohuar këtë gjë.

Ministri britanik e komentoi me humor këtë rreng. “Gjërat duhet të jenë shumë keq për Kremlinin që tani po fokusohen te rrengjet dhe videot false”, tha ai.