TRONDITËSE | 49% e shqiptarëve kanë migruar nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti dhe BDI bëjnë festë në Kërçovë
Të dhënat e fundit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni e Veriut tregojnë për ikjen masive të shqiptarëve nga vendet e tyre. Një publikim i fundit në rrjetet sociale tregon të dhënat se sa shqiptarë kanë migruar nga viset e tyre si rezultat i politikave të dështuara dhe anti shqiptare të BDI-së.

Ish sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët në facebookun e tij privat ka shkruar për ikjen masive dhe ka publikuar të dhënat dëshpëruese që tregojnë se viset shqiptare në Maqedoninë e Veriut po zbrazen. Publikimi i tij ka ngjallur reagime të shumta në opinion, por një gjë e tillë nuk ka brengosur aspak liderin e BDI-së Ali Ahmetin dhe bashkpartiakët e tij.
Akoma më dëshpëruese është fakti që përskaj ikjes masive të shqiptarëve nga viset e tyre, funksionarët e BDI-së dhe Ali Ahmeti vazhdojnë të këndojnë e të festojnë me sharkia e çifteli në Kërçovë e gjëkundi.
Ky eksod ka brengosur çdo shqiptarë, përveç partisë në pushtet BDI-së.
https://www.facebook.com/arben.taravari/posts/10227659439972611

