LAJME

Kina me një paralajmërim tronditës për SHBA-të

Presidenti amerikan Joe Biden, duke folur nga Japonia ditën e djeshme, u zotua se do të ndërhynte edhe ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin nëse sulmohet nga Kina.

Përgjigja e Kinës ndaj kësaj deklarate nuk vonoi. Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Zhu Fenglian, Biden “po luan me zjarrin”.

Biden: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse Kina pushton Tajvanin.

Kjo është të luash me zjarrin dhe është shumë e rrezikshme”, tha Fenglian, sipas agjencisë lokale të lajmeve Xinhua. Nga ana tjetër, ajo i kërkon Uashingtonit që “përcaktimeve të tre komunikatave të përbashkëta Kinë-SHBA”. Prandaj, Fenglian rekomandon që Shtetet e Bashkuara “të ndërpresin menjëherë ndërhyrjen në punët e brendshme kineze, ose përndryshe marrëdhëniet Kinë-SHBA, si dhe paqja dhe stabiliteti në ngushticën e Tajvanit, mund të dëmtohen”.