Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë të re, duke ditur që gruaja e parë e burrit nuk është në dijeni për kurorëzimin.

“I mbajnë fshehtas ato gratë e tjera. Madje edhe kur i kam mësuar u kam thënë, e para ka mungesë burrnie, mungesë sinqeriteti, që te hoxha i cili bën këtë martesë dhe e di shumë mire që gruaja e parë e atij burri nuk është në dijeni për atë martesë.

Që këtu ai hoxhë shkel atë rregullin kryesor të martesës në Islam që është publiciteti dhe që gruaja e parë duhet të jap miratimin. Kjo bëhet për të garantuar një lloj harmonie dhe marrëdhënie të mirë.

E imagjinoni dot se çfarë do të bënte një grua e cila zbulon se ky burrë paska fëmijë dhe marrëdhënie paralele!

Ka sjellë probleme sociale të panumërta, qoftë për fëmijët e lindur që konsiderohen jashtë martese, qoftë për personat që mbajnë lidhje jashtëmartesore, qoftë të personave që nuk divorcohen ligjërisht, por vetëm në xhami.

Poligaminë e para duhet ta legjitimojmë sepse ekziston de facto”, shprehet ajo.