LAJME

Lajm i mirë/ Gjermania me ‘urgjencë’ kërkon punëtorë

Për rrjedhojë qeveria gjermane planifikon të ndjekë shembullin e Kanadasë me sistemin e pikëve për të tërhequr me procedura të përshpejtuara punëtorë të kualifikuar. Sipas dokumentit, i cili pritet të diskutohet nesër në parlamentin gjerman, grupi i punës po shqyrton ,mënyra për të tërhequr punëtorë me aftësi të mira, që të jenë të aftë të punojnë dhe të jetojnë në Gjermani. Titulli i projektit që do të diskutohet nesër, 30 nëntor në parlamentin gjerman është: Baza për emigrimin e punonjësve të specializuar nga vendet e treta. Shteti dëshiron të vendosë se kush meriton më shumë një “kartë mundësie” të tillë bazuar në një sistem pikësh transparente dhe jo-burokratike. Kriteret e përzgjedhjes së punëtorëve mund të përfshijnë kualifikimet, aftësitë gjuhësore, përvojën e punës, lidhjen me Gjermaninë dhe moshën. “Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar në të gjithë sektorët. Prandaj duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në deklaratë.

Përveç kësaj, qeveria gjermane planifikon të krijojë programe të posaçme në vende të ndryshme për të promovuar Gjermaninë dhe gjuhën gjermane.