LAJME

Ismet Munishi sërish eskalon me të shara ndaj trajnerit serb, ndërpritet emisioni për disa minuta

Ismet Munishi nuk e ka ndërmend të ndalet e ti mat fjalët në drejtim të trajnerit serb, pasi ai ofendoi shqiptarët duke i sharë me nënë.

Kur po i afrohej fundi i emisionit, udhëheqësit e tij u desh që ta ndërpritnin atë, për shkak se Ismet Munishi esklaloi sërish me gjuhë vulgare, duke sharë prapë me robë trajnerin serb.

Emocionet e sfidës Zvicër – Serbi po vazhdojnë akoma. Në rastin e trajnerit Munishi duket se është tepër e vështirë që ta përmbajë veten.

Ndërkohë emisioni shkoi për disa minuta në reklama. Kujtojmë se Munishi edhe në fillim të emisionit shau me robët trajnerin serb, Stojkovic.