Coca-Cola HBC Austria ka tërhequr nga tregu miliona shishe plastike, pas shqetësimeve se disa produkte mund të përmbajnë metal, element që ka ndikim dhe pasoja në shëndet.
Coca-Cola HBC Austria nisi një tërheqje të mërkurën dhe në një deklaratë pranoi se disa shishe të pijeve të saj të njohura mund të përmbajnë copëza metali.
Tërheqja nënkupton zhdukjen nga tregu deri në 28 milionë shishe gjysmë litri, sipas Deutsche Welle.
Ky veprim do të ndikojë në disa produkte të pijeve si Sprite, Coca-Cola, MezzoMix dhe Fanta.
Në një deklaratë, Coca-Cola HBC Austria, tha: “Nuk mund të përjashtohet që mund të ketë copa të vogla metali në një numër shumë të kufizuar shishe PET 0.5l për shkak të një gabimi teknik në prodhim. Ne këshillojmë që të mos konsumoni produkte potencialisht të prekura për shkak të një rreziku të mundshëm për shëndetin.
Kjo është një masë paraprake në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet austriake. Të gjitha madhësitë dhe paketimet e tjera të paketimit nuk preken nga kjo tërheqje.”
Kompania theksoi më tej se ndjen keqardhje për incidentin dhe u kërkoi falje konsumatorëve për çdo shqetësim të shkaktuar.
Markat e tjera nën ombrellën e Coca-Cola, si dhe madhësitë e tjera të shisheve, nuk preken.
Euronews ka kontaktuar Coca-Cola HBC Austria për koment, por deri tani asgjë.
Pyetja ngrihet, po me ata që kanë pirë nga këto shishe të “infektuara”?
Radar