Ajo ka bërë të ditur se, së bashku me ekipin “Balje Ladies”, kanë ndërmarrë një angazhim të veçantë për përgatitjen e hapësirave të Xhamisë në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Sipas saj, ambientet janë sistemuar dhe rregulluar me përkushtim, në mënyrë që besimtarët ta presin Ramazanin në një atmosferë të pastër, të qetë dhe shpirtërore. Ky organizim vjen si pjesë e përgatitjeve tradicionale që bëhen çdo vit për të mirëpritur muajin e agjërimit, lutjes dhe solidaritetit.
Ajo theksoi se ky angazhim është realizuar me vullnet dhe përkushtim të plotë nga ekipi, duke e konsideruar si një kontribut të vogël, por me domethënie të madhe për komunitetin.


