Ish-zëvëndëskryeminsitri dhe zyrtari i lartë i LDK’së, Avdullah Hoti, ka njoftuar për vdekjen e aktivistit të LDK’së nga Rahoveci, Samedin Dula.
Dula gjatë aktivitetit të tij politik kishte qenë anëtar i kryesisë në nëndegën e LDK’së “Sheshi i Republikës” në Rahoves, raporton Express.
Hoti ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, në emër të tij dhe të strukturave të degës së LDK’së në Rahovec
“Sot u nda nga jeta z. Samedin Dula, nje mik e bashkepunetor, njeri i urte e i respektuar, anetar i Kryesise te Nendeges se LDK-se “Sheshi i Republikes” ne qytetin e Rahovecit.
Ne emrin tim dhe te te gjitha strukturave te LDK-se ne Rahovec, i shpreh ngushllime familjes se Samedinit dhe gjithe miqve te tij. U prehte ne paqe”, ka njoftuar Hoti./Express/