Pas letrës drejtuar Kurtit, Thaçi i fton në takim të përbashkët liderët e partive parlamentare
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar në takim konsultativ liderët e subjekteve politike parlamentare.
Takimi do të mbahet në orën 16:30.
Ndryshe, sot Thaçi për të pestën herë i ka dërguar letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në letër Thaçi ka konstatuar se me veprimet e tij, Kurti nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë e re.
Thaçi ka njoftuar Kurtin se tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës./Telegrafi/

