LAJME

Vetëvendosje kërkon hetim të pavarur e transparent për vdekjen e të riut në Qendrën e Karantimit

Lëvizja Vetëvendosje, sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë në të cilën është diskutuar për zhvillimet në vend, ato lidhur me pandeminë dhe ato politike.

Në komunikatën e lëshuar thuhet se në mbledhjen e Kryesisë “është diskutuar për masën e përkohshme që Gjykata Kushtetuese ndërmori ndaj dekretit jo kushtetues dhe përpjekja e partive të PLAN-it me Presidentin për të formuar një qeverisje sa jo kushtetuese aq edhe ilegale e jo legjitime”.

Në mbledhje është diskutuar edhe për rastin e vdekjes së të riut Agon Musliu nga Livoçi i Gjilanit, i cili vdiq dje në Qendrën e Karantimit në Prishtinë.

“Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon edhe njëherë që kjo ngjarje e rëndë të trajtohet me prioritet nga organet e drejtësisë dhe të zhvillohen hetime të pavarura e transparente të cilat do ta zbardhnin rastin deri në hollësi”.

Komunikata e plotë e VV-së:

“Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti mbledhjen e Kryesisë, të parën pas një kohe të gjatë për shkak të pandemisë Covid19. Mbledhja që u mbajt duke respektuar rregullat e kërkuara nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë pati disa pika të rendit të ditës ndër të cilat edhe zhvillimet e fundit në vend.

Mbledhja natyrshëm u hap me rastin e vdekjes së të riut Agon Musliu nga Livoçi i Gjilani, i cili vdiq dje në Qendrën e Karantimit në Prishtinë. Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon edhe njëherë që kjo ngjarje e rëndë të trajtohet me prioritet nga organet e drejtësisë dhe të zhvillohen hetime të pavarura e transparente të cilat do ta zbardhnin rastin deri në hollësi.

Ndër pikat tjera të sa i përketë aspektit politiko-organizativ u diskuta edhe për masën e përkohëshme që Gjykata Kushtetuese ndërmori ndaj dekretit jokushtetues dhe përpjekja e partive të PLAN-it me Presidentin për të formuar një qeverisje sa jokushtetuese aq edhe ilegale e jolegjitime. Po ashtu në mbledhje u theksua edhe përkrahja gjithnjë e në rritje nga qytetarët për Lëvizjen që vjen si rezultat i shumë punëve të mira në qeveri, menaxhim të mirë me situatën pandemike dhe konsistencën e saj karshi zotimeve për të cilat ka marrë besimin e qytetarëve”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.10156795400382000&type=3

LEAVE A RESPONSE