Foto+Video / Deputetja “seksi” e PDK’së, akuzon Kurtin për këshilltarin serb: Qeveria duhet të shkojë sa më shpejt në shtëpi
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se Qeveria Kurti duhet të shkojë sa më shpejt në shtëpi.
Deliu ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po fsheh me qëllim qëndrimet e këshilltarit serb Cvetko Veljkoviq, të cilat sipas saj, janë kundër Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Sjellje të tilla janë vazhdim i një mendësie anti kombëtare e pro serbe që po e dëmton çdo ditë Kosovën; që punon kundër UÇK-së dhe bën argatin e Serbisë. Sepse Gashi u zëvendësua nga Veljkoviq në kabinetin kryeministror. Kërkim falja dhe shkarkimi i këshilltarit të radhës nuk mjaftojnë. Kjo qeveri duhet sa më parë të shkoj në shtëpi”./Telegrafi/
https://www.facebook.com/blerta.deliu/posts/3872975132773839
