Kryetari i Shoqatës së Hoteleri Turizëm, Visar Demolli ka kërkuar që të bëhet një peticion në të gjithë Kosovës,që tu lejohet hoteleve që të fillojnë punën normalisht dhe që të zhvillohen dasma në tërë territorin e Kosovës nga data 1 korrik, transmeton Indeksonline.
Demolli tutje ka thënë se do të përfillen të gjitha rregullat dhe masat e nevojshme, konformë urdhëresave të institucioneve e shëndetësore në vend, në luftën kundër Covid-19.



