Të enjtën Lëvizja Vetvendosje do të protestoj me 3500 persona në sheshin “Skendërbeu”, “Ibrahim Rugova” dhe sheshin “Adem Jashari”.
Në dokumentit që ka siguruar IndeksOnline, në njoftimin e koordinatorit të aktiviteteve, Egzon Balaj, ka thënë se për këtë perfomancë do të jenë të angazhuar 200 aktivistë.
Sipas njoftimit për dy orë rresht simpatizantët e Vetvendosjes do të qëndrojnë në sheshe të pajisur me maska e dorëza.
Kurse, përgatitjet teknike do të fillojnë nga ora 16:00 ndërsa performanca do të mbahet nga 17:00 deri në ora 19:00.