Derisa po mbante konferencë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi një qytetar dëgjohej jashtë rrethojave të objektit të Kuvendit të Kosovës duke thirrur “O hajn, o hajn” në drejtim të presidentit.
Menjëherë pas këtyre thirrjeve truprojat e presidentit i janë vënë në ndjekje qytetarit. Indeksonline ka filmuar ekskluzivisht këtë moment, ku shihen truprojat e presidentit Thaçi duke e arrestuar qytetarin.
Gjatë arrestimit, reaguan edhe kalimtarë të shumtë të rastit të cilët ishin në këtë vendngjarje.
Truprojat e presidentit shihen duke e grushtuar qytetarin në fjalë, ku më pas edhe e arrestuan.
Madje gjatë këtij momenti truprojat e Thaçit tentuan që t’ia marrin telefonin gazetarit të Indeksonline i cili përmes xhirimit po kapte këtë moment.
https://www.facebook.com/113557993537306/videos/183846666303180/?__xts__%5B0%5D=68.ARAZwrR_3BV0vNaf0LtOEoB5Bg1Wa0MlP1FPqtJl7mSP12DCxluE8lw3iJM4xnqMDDXxx32K1pRl-QgAdrglIB16m0DJdUVXAVtoZqCN8mPHyK4w5qJ4Tvwh_S7-D4C4OL-yC8y102NUm7OA-IWzsbIT5zdhN2U3cAL98_Y8EKRBYK_ls9YYvg7qY_z-uXz17xhqKkvJ4hu2rJQdaD3kW7demTXQGbYEpoYIXj-JC-Q3GHGJw_pd-MSOx_KX0iw0TsjrrTC7vXG5O6omnjAvrL9Zj1aLU74FzHjAkhLSJFhMUG7sUuscbw9QyoSw4EgmOj2uoxM2Laqxd4ObNLE3pMA_qhGsWE9eKJs&__tn__=-R

