“Përveç qendrës në Republikën e Shqipërisë, fillojmë me iniciativën për formimin e Vetëvendojes edhe në Maqedoninë e Veriut”. Ky paralajmërim i kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti e dridhi skenën politike shqiptare në Maqedoni.
Megjithëse shumë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut iu gëzuan këtij lajmi, disponim krejt të kundërt po del të kenë partitë politike shqiptare.
Bashkimi Demokratik për Integrim me kryetar Ali Ahmetin, ironizuan me paralajmërimin e Kurtit për hapjen e VV’së në Maqedoni.
“Nuk e kemi dëgjuar, kemi qenë të angazhuar me kryeministrin e parë shqiptar dhe shëndetin publik”
Njëjtë si BDI, po shprehen edhe nga Lëvizja Besa. Mirëpo të heshtur për paralajmërimin e Kurtit janë nga Aleanca për Shqiptarët.
Por ndryshe situatën e shohin nga Alternativa e Afrim Gashit.
Ndërkaq analistët politik nga Maqedonia këtë lëvizje të Kurtit e vlerësojnë si pozitive dhe presin që kjo t’i nxisë partitë politike shqiptare nga Maqedonia që të punojnë më shumë.