Në rajonin e Likovës janë lokalizuar të gjitha vatrat e virusit Kovid-19. Nga Qendra e Shëndetit Publik thonë se për dallim nga Kumanova ku vatër ishte spitali i qytetit, në Likovë vatër e virusit janë familjet e mëdha. Testimi masiv do të vazhdojë edhe javën e ardhshme. Për momentin ka mbi 200 raste aktive.