LAJME

Agjencitë turistike paralajmërojnë protesta, kërkojnë ndryshimin e protokollit

Vazhdimi i subvencionimit të pagës minimale, lirim nga pagimi i tatimeve për shtetin dhe ndihmë financiare mujore të pakthyeshme për të mbuluar shpenzimet mujore. Këto janë disa nga kërkesat e agjencive turistike dërguar Qeverisë. Ata kërkojnë që të ndryshojnë urgjentisht protokollet për hyrje në vend, të mos ketë test të detyrueshëm dhe të mos shkohet në izolim, sepse vetëm në atë mënyrë kjo veprimtari do të fillojë të funksionojë.

Do të jetë më e lehtë për ne të hapim kufijtë pa protokolle të tilla, si ato të hapura nëpër BE dhe vendet e tjera dhe të fillojmë të punojmë normalisht, që të fitojmë para vetë, pra të fitojmë para dhe të mos presim ndihmë nga shteti – tha Ana Marija Aleksova, Përfaqësuese e Agjencive Turistike.

Dhe ciceronët turistikë gjithashtu me thirrje drejt shtetit që të jenë pjesë e masave për ndihmë, sepse deri më tani ata nuk janë përfshirë në asnjë masë.

Ajo që pret sektori turistik për momentin dhe ajo që është e nevojshme është një promovim aktiv ndërkombëtar i vendit si një destinacion i sigurt, përshtatje të modelit të subvencionimit ndaj nevojave të reja të krijuara në treg dhe mbështetje nga kompanitë ajrore – u shpreh Vlladimir Gramatikov – Kryetar i Odës Turistike-Gastronomike.

Përfaqësuesit e agjencive turistike paralajmërojnë protesta nëse shteti nuk i dëgjon kërkesat e tyre. Është dita e dytë që Maqedonia i ka të hapura të gjitha pikat kufitare ku qytetarët vendas dhe të huaj mund të hyjnë dhe dalin, por nën masa dhe protokolle speciale. Për hyrje nevojitet test PCR negativ jo më i vjetër se 72 orë dhe vetizolim i detyrueshëm prej 14 ditësh.

LEAVE A RESPONSE