Doktor Idriz Orana ka vendosur që të vazhdojë rrugëtimin e tij politik duke iu bashkangjitur Aleancës për Shqiptarët. Burimeve të sigurta nga ASH bëjnë të ditur se Idriz Orhana është reshtuar pas partisë së Ziadin Selës.

Ndërsa fotografia është publikuar nga vetë sekretari gjeneral i ASH-së Arben Taravari.Idriz Orana më herët ka qenë pjesë e Partisë Demokratike Shqiptare. Kalimin e tij e ka bërë të ditur Arben Taravari i cili ka postuar foto së bashku me Idriz Oranen dhe Skender Rexhepin në rrjetet sociale.

