Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli ka kritikuar Qeverinë Hoti, për hapjen e aeroportit dhe kafiterive ndërsa për shkollat nuk ka asnjë vendim, shkruan Gazeta Metro.
Avdyli thotë se tash do të hapen edhe sallonet e dasmave, ndërsa shkollat jo.
“Hapen kafeteritë, hapen xhamitë, hapen aeroportet. Do hapen e sallonet e dasmave. Mir shumë!. Po me shkollën çpatët. Nuk u hapën dot”, ka shkruar ai në Facebook.
Ky është shkrimi i plotë:
Rastet e reja dhe vdekjet nga.Covid në rritje. Por hapja vazhdon! Hapen kafeteritë, hapen xhamitë, hapen aeroportet. Do hapen e sallonet e dasmave. Mir shumë!. Po me shkollën çpatët. Nuk u hapën dot. U hapên 1 javë klasa e 9 dhe 12 e u mbyllên sikur të ishin vatra të infeksionit . Testet e maturës etj u shtynë për muajin Gusht. Se sa alergjik jemi për fjalën shkollë aq sa as autoshkollat spo lejohen të punojnë. Po mirë se ashtu në. Kosovë shkolla nuk është kriter për të arritur majat e suksesit. Dikujt si duket po i nevojitet që ky vend të prodhoj njerz sa më pak të padijshëm për ti sunduar./gazetametro.net