E thirrën për ta intervistuar në zyrat e EULEX-it të enjten. Por Adem Zogianin që është zyrtar i AAK’së në Fushë Kosovë nuk e liruan më.
Sipas familjarëve të tij, Nga Fushë Kosova, Zogjani u dërgua në Hagë për tu intervistuar nga Prokuroria Speciale në Holandë.
Ndërkohë Televizioni T7 ka kontaktuar të premten me familjen e Zogjanit, për të parë nëse kanë informacione të reja për rastin.
Djali i tij, Astrit Zogjani, ka thënë me telefon se kanë kontaktuar me prindin e tyre dhe se u ka thënë se së shpejti do të kthehet në Kosovë.
E avokati Mentor Beqiri thotë se dërgimi i Zogianit në Hagë pa e njoftuar familjen nuk mund të bëhet pa pasur fletarrest.
E se Zogjani nuk ishte i njoftuar se do të dërgohet në Hagë e thotë edhe bashkëpartiaku i tij nga AAK-ja, dega në Fushë Kosovë, Besnik Shala.
T7 lidhur me këtë çështje ka pyetur edhe zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, por zëdhënësi i saj , Christopher Bennett ma anë të një përgjigje me shkrim ka thënë se nuk ka informacion dhe nuk mund të komentojë në lidhje me këtë cështje.