LAJME

“Mos na rreh”, “Unë jam sherifi këtu” – Vjosa Osmani përplaset keq me deputetët e LDK-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani edhe në seancën e sotme të Kuvendit ka pasur përplasje me deputetë të LDK-së të cilët kanë e kanë akuzuar për keq udhëheqje të seancave.

I gjithë debati është nxitur pas ndërhyrjes që Osmani ka bërë në fjalën e ministres Meliza-Haradinaj Stublla e e cila po kritikonte qeverisjen e Albin Kurtit.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se çdo herë që po ndodh ndonjë tension në Kuvend, kjo ndodh pasi kryesuesi i seancës po shkon përtej kompetencave të tij.

Në gjithë debatin nuk kaloi pa u përfshirë edhe ish ministri i Shëndetësisë, i cili në një moment iu drejtua Osmani me fjalët “Mos na rreh”.

“Kryetare, të kisha lut që si e para e Kuvendit, është pak mirë që debatin ta drejtoni në relaksim të situatës. Nuk ju thash mos na rrej, por mos na rreh”, tha Zemaj.

Reagime kishte edhe Kujtim Shala i LDK-së, i cili e akuzoi Osmanin për keqlexim të rregullores.

Osmani tutje u përgjigj me një thënie amerikane.

“There is a new Sheriff in Town, duheni me u msu me një lexim të ri të rregullores”, u shpreh Osmani në fund.

Mirëpo, përkrahje në punën e saj Osmanit i kanë dhënë shefat e grupit parlamentar të VV-së e PDK-së, të cilët e kanë inkurajuar atë që të vazhdojë punën, shkruan Reporteri.

“Kërkoj që situatën ta mbani në nivel dhe të vazhdoni seancën kështu sepse shumë mirë po e drejtoni seancën”, ka thënë Rexhep Selimi, shef i grupit parlamentar të VV-së.

Të njëjtën e ka potencuar edhe Memli Krasniqi nga PDK, i cili ka thënë se si grup paralamentar i PDK-së mbështesin punën e Vjosa Osmanit.

“Unë nuk mendoj që ju si kryetare po dilni jashtë prej asaj që e përcakton rregullorja. Secili prej kryetarëve e ka pasë një traditë të tij të menaxhimit të temave. Si grup paralamentar ne ju mbështesim në punën tuaj”, u shpreh ai.

LEAVE A RESPONSE