Connect with us

LAJME

Kurti flet në telefon me Pendarovskin pak ditë pasi Beogradi e sulmoi për deklaratën rreth kufijve

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin, me të cilin kanë biseduar për raportet dypalëshe dhe fqinjësore në mes të Prishtinës dhe Shkupit zyrtar.

Një bisedë e tillë telefonike vjen pas sulmeve të njëpasnjëshme që krerët e shtetit të Serbisë i kanë bërë presidentit Stevo Pendarovski pas qëndrimit kundërshtues ndaj idesë së korrigjimit të kufijve, ide të cilën e kundërshton edhe vetë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.

Advertisement

Siç ka konfirmuar zyra për media e kryeministrisë përmes një njoftimi për media, pjesë e bisedës mes dy politikanëve ka qenë edhe situata me pandeminë COVID-19 dhe masat që kanë marrë qeveritë në Prishtinë dhe Shkupit për luftën dhe menaxhimin e pandemisë si dhe rimëkëmbjen e situatës pas pandemisë.

Në njoftim thuhet se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për raporte të mira me Maqedoninë e Veriut.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply