Mbrëmja e kaluar ka tensionuar edhe më shumë raportet mes presidencës dhe qeverisë në detyrë, me presidentin Thaçi që i irrituar tregoi lokacionin e tij për zv.ministrin Sveçla dhe kryeministrin Kurti.
Ishte Albin Kurti ai që pasi dëgjoi fjalët e Thaçit që i tha partisë së tij “grup i organizuar kriminal” propozoi një ballafaqim televiziv mes tij, Sveçlës e drejtorit të Policisë Rashit Qalajt në një anë, dhe Thaçit e Pacollit në tjetrën.
Për një mundësi të tillë ka reaguar edhe analisti dhe drejtori i RTV Dukagjinit, Fidan Rama, përcjell Periskopi.
Ai ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kurtin, ku u mor vesh për një debat të ri televiziv me të e me analistë fillimisht, për të kaluar më pas në ballafaqimin mes tij dhe Thaçit.
Statusi i plotë:
Përballja televizive mes Kurtit dhe Thaçit nuk mund të zhvillohet pa u sqaruar një dilem mes meje dhe Kurtit qe ka dal nga debati i fundit, A pak A shumë?…
Sot zhvillova bisedë telefonike me Kurtin, u pajtum qe të bëhet edhe nje ballafaqim me analist në Debat Plus për te hequr dilemat A pak A shumë dhe pastaj vjen ballafaqimi me Thaçin. Faliminderit.