Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media nga Washingtoni ka thënë se kanë bërë hap të madh drejt një marrëveshje finale për ekonominë me Serbinë, duke mos përjashtuar edhe çështjet tjera politike, transmeton PeriskopiAi ka thënë se nesër pritet të bëhet publike marrëveshja.
‘’Nesër presim që ta finalizojmë. Informata më detaje do të keni nesër. Marrëveshje të dëmshme për Kosovën asnjëherë nuk do të vijën nga Shtëpia e Bardhë. Kemi bërë progres në aspektin ekonomik dhe jemi një hap përpara. Ju do të shihni nesër marrëveshjen Për cdo gjë që flasim, qëllimi është njohja. Sot kemi bërë hap të madh në drejtim të përafrimit ’’, ka shtuar ai.PERISKOPI/

