LAJME

Ismet Beqiri i ka disa fjalë për Vjosa Osmanin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili është edhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Ismet Beqiri i është përgjigjur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Beqiri, në “Debat Plus” ka thënë se askush në LDK po nuk feston largimin e Vjosa Osmanit.

“Unë kam respekt për Vjosën por nuk është e vërtet që dikush po gëzohet e po feston në LDK për largimin e saj. Kjo nuk i ndihmon as asaj e askujt”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se Osmani është dashur ta reformojë LDK-në nga brenda e jo të bëjë deklarata pas largimit.

Ismet Beqiri nuk ka dashur ta zbulojë votën e tij në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për përjashtimin apo jo të Vjosa Osmanit por ai ka thënë se njëherë në zgjedhje lokale i ka lëshuar rrugë kësaj të fundit për të garuar për Prishtinën.

Beqiri thotë se Vjosa Osmani ka pasur kontribut në rezultatin e zgjedhjeve të fundit në LDK.

“Zonja Osmani mund të hidhërohet, por vendimet e partisë edhe kur ka votuar kundër është dashur t’i respektojë vendimet e partisë…Nëse vendimet e partisë nuk respektohen nuk mund të konsiderohet se ka bërë “hajër” në LDK”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri.

LEAVE A RESPONSE