LAJME

Në Dibër dhjetë ditë pa të infektuar të rinj me Kovid-19, pikat kontrolluese po tërhiqen

Në Dibër edhe gjatë 24 orëve të fundit nuk ka të diagnostifikuar të rinj me Kovid-19, me çka rast pozitiv nuk është regjistruar tani më për të dhjetën ditë. Dy rastet e fundit pozitivë të Kovid-19 u konfirmuan më 4 prill, ndërsa prej atëherë e deri më sot nuk ka raste të reja. Gjithashtu edhe para asaj tre ditë me radhë nuk ka pasur të diagnostifikuar të rinj.

Numri i të infektuarve mbetet 49 prej tyre dy janë nga Dibra dhe nga Qendra Zhupa, gjegjësisht çifti i parë i infektuar, tek të cilët virusi është diagnostifikuar pas ardhjes së tyre nga Italia. Nga numri i përgjithshëm, 16 janë shëruar, 29 janë në mjekim shtëpiak me ç’rast për tetë prej tyre pritet rezultat  nga testimi i dytë.

Për fat të keq katër persona e kanë humbur jetën, prej tyre katër burra nga Dobra dhe një grua nga Qendër Zhupa.

Dibra ishte vatra e parë e koronavirusit prandaj me vendim të Qeverisë më 13 mars u shpall gjendje krize për komunat DIbër dhe Qendrën Zhupë. Pikat kontrolluese policore u vendosën tek vendi “Ura e Boshkut” në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë, si dhe në afërsi të hidrocentralit “Globoçicë” në rrugën drejt Strugës, për shkak të asaj që në atë pjesë bashkohet pjesa e rrugës e cila çon drejt fshatrave  të Zhupës. Pas vendimit të sotëm të Qeverisëpikat kontrolluese do të tërhiqen.

Kur u shpall gjendja e krizës, nga 13 të infektuar aq sa ka pasur në shtet madje 11 ishin nga këto komuna, nëntë nga Dibra dhe dy nga fshati Ballanci, komuna e Qendrës Zhupë. Në këtë komunë përveç çiftit të parë të infektuar deri më tani nuk ka të infektuar të tjerë as persona të dyshuar./MIA

LEAVE A RESPONSE