Shpend Ahmeti zgjedh punonjëse të ditës doktoreshën e QKMF’së
Sipas Ahmetit, doktoresha Lleshi pa hezitim po kontribuon për përkujdesjen e të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
“Gjatë periudhës së pandemisë, doktoresha jonë Sebahate Lleshi pa hezitim po kontribuon në përkujdesjen e të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Faleminderit shumë për kontributin gjatë kësaj periudhe.Të jemi mirënjohës gjithmonë”.
Sebahate Lleshi është doktoreshë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.


