Presidenti i vendit, Hashim Thaçi me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve ka thënë se Kosova si shtet krenohet me romët.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se do të angazhohen edhe më shumë për avancimin dhe integrimin e komunitetit rom në çdo sferë të jetës.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, komunitetit rom të Kosovës i shpreh urimet më të mira. Në Republikën e Kosovës komuniteti rom luan rol të rëndësishëm dhe është pjesë aktive e jetës politike dhe institucionale.

Si shoqëri dhe si shtet ne krenohemi me komunitetin rom, ashtu si me të gjitha komunitetet tjera, që janë pasuri e shoqërisë sonë. Ashtu si deri tani, do të angazhohemi edhe më shumë për avancimin dhe integrimin e komunitetit rom në çdo sferë të jetës sonë”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, komunitetit rom të Kosovës i shpreh urimet më të mira. Në Republikën e…

Publicată de Hashim Thaçi pe Miercuri, 8 aprilie 2020

By admin

Leave a Reply