Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në paraqitjen para gazetarëve pas takimit me presidentin e RMV-së, Stevo Pendarovski, Osmani është pyetur nga mediat edhe për rastin e Kumanovës.
Osmani tha se duhet të pritet që rasti të përfundojë në Gjykatën Supreme në Shkup, dhe më pas do të ndërmerren hapa.
Osmani ka kujtuar gjithashtu edhe premtimin e kryeministrit Zaev, që të ketë hetim ndërkombëtarë për rastin në fjalë dhe ka shprehur gatishmëri që edhe Kosova ta ndihmojë këtë proces hetues.