Pasi Qeveria e Kosovës vendosi masat e reciprociteti për targa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq mblodhi Këshillin e Sigurimit. Vuçiq, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka kërkuar tërheqjen e gjitha trupave nga veriu i Kosovës.
Në konferencën për medie ai ka shtuar se në mënyrë që Kosova e Serbia të kthehen në bisedime, duhet që situata në veri të Kosovës të kthehet siç ka qenë më herët, para vendimit të Qeverisë për zbatimin e reciprocitetit për targa.
Vuçiq ka kërkuar edhe një përgjigje urgjente nga BE -ja nëse ekziston një marrëveshje e Brukselit në qarkullim të lirë. Ai thotë se ai hodhi poshtë “zgjidhjen e supozuar kompromisi të Quintit që do të poshtëronte Serbinë”.
Duke iu drejtuar mediave pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Aleksandar Vuçiq tha se ishin marrë disa vendime, përfundime, propozime dhe rekomandime. Ai thotë se hyrja e fundit i Njësisë Speciale në veri të Kosovë është një “veprim kriminal”, i gjashti me radhë.
Ai theksoi se Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë së plotë, por edhe siguri të plotë për popullatën serbe në Kosovë.
“Ne i konsiderojmë deklaratat e papërshtatshme në të cilat Beogradi dhe Prishtina barazohen. Serbia dëshiron të vazhdojë dialogun, por nuk dëshiron të pranojë marrëveshje nga veprimet kri ‘minale,” tha ai.
Vuçiq shtoi se këtë mëngjes ai bisedoi me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore, ambasadorët e Quint-it, se si duhet të duket një “zgjidhje kompromisi e supozuar”.