Historia e jashtëzakonshme e Florian Markut. Nga sherri me rusët në Greqi te largimi në Austri dhe deri të shpallja kampion..
Florian Marku bëri krenar dje gjithë shqiptarët, pasi u shpall kampion bote, ndërsa mbi shpatulla mbante flamurin kuqezi. Shqiptari triumfoi me pikë ndaj ukrainasit Maksim Prodan, pas plot dhjetë raundesh, duke i rrëmbyer kundërshtarit edhe titullin e kampionit të botës në IBF.
Po si nisi rrugëtimi i shqiptarit?
Dy vite më parë, Marku ka rrëfyer për mediat se është larguar bashkë me familjen drejt Greqisë në moshën 8-vjeçare. Pas një sher.ri në Selanik në moshën 18-vjeçare është kthyer në Shqipëri për t’u larguar më pas drejt Austrisë ku vijoi karrierën.
“Ndeshjen e parë e kam bërë kur isha 13 vjeç në një kampionat bote për të rinj. U desh që të vinte babai të firmoste. Unë jam shpallur 6 herë kampion Greqie dhe 4 herë kampion bote.
Në moshën 18-vjeçare u përballa me disa rusë në Selanik pas një she rri në një pub. Unë isha me një shokun tim i cili u përfshi në sh err dhe unë u futa për ta mbrojtur. Pas sherrit u larguam, rusët më kërkuan të më takonin dhe më thanë të paguaja dëmet në lokal sepse i prisha lokalin.
Një nga ata ngeli i plagosur. Unë u largova nga Greqia dhe erdha në Shqipëri. Unë vërtet nuk jam 2 metra, por nuk lejoj askënd të më ofendojë. Qëndrova 1 vit e gjysmë në Shqipëri dhe shkova në Austri për të vazhduar karrierën. Bëra 13 ndeshje dhe i fitova të 13-ta dhe fillova të ngrihesha”, deklaronte Marku.
Florian Marku e ka provuar edhe burgun. Ai kaloi një vit e gjysmë mbrapa grilave në Greqi. Madje një pjesë të vogël e kaloi edhe në burgun e Austrisë.
Si u arre.stua në Austri?
”Një ditë para ndeshjes. Sapo shkova në shtëpi, në Linz, erdhën e më arre.stuan. Të nesërmen, unë kisha ndeshjen, por Interpoli i Austrisë, në bashkëpunim me Interpolin grek, pas informacionit të marrë nga Greqia për vendndodhjen time, më arrestuan në Linz. Më erdhi keq se isha në kulmin e karrierës. Nuk e prisja të më ndodhte kjo. Isha mjaft i njohur në Austri. Nuk më del nga mendja kur polici më tha: “Po ti çfarë bën këtu, unë kam prerë biletën për të parë ndeshjen?”. Kjo më kushtoi një vit e gjysmë jashtë ringut sa edhe fansat kujtuan se s’do rikthehesha., tha Marku”.
Në burgun e Selanikut, Marku e kaloi i vetmuar në një dhomë 3×3, duke lexuar libra.
Marku karrieren e kishte nisur në kick-box. Madje ai kishte ëndërr që një ditë të fillonte edhe me UFC dhe në ‘kafaz’ ta kishte si kundërshtar, Conor McGregorin.
28-vjeçari gjatë karrierës në boks, ka 9 fitore, 6 prej tyre me nokaut (KO) dhe një barazim. /Abcnews.al