Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova thotë të jetë habitur nga heshtja e presidentes në detyrë, Vjosa Osmani rreth deklaratave të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti rreth bashkimit kombëtar.
Rugova thotë se këto deklarata të Kurtit janë aventura që rrezikojnë besimin e miqve dhe aleatëve të Kosovës.
Për heshtjen e Osmanit, Rugova thotë se “ndoshta karrigia e Presidentit qenka vërtet shumë e ëmbël”,
“Albini e ka fituar besimin nga populli që ta luftojë krimin, nepotizmin e korrupsionin dhe jo të bëjë aventura me shtetin tonë. Kam përshtypjen që, me deklaratat e tij për bashkim kombëtar, akoma pa e marr detyrën po përpiqet t’i ikë përgjegjësisë duke krijuar mjegull dhe duke prodhuar reagime në kancelaritë e mëdha dhe tituj bombastik gazetash. Habitem si Vjosa i lejon këto aventura që rrezikojnë besimin e miqve dhe aleatëve tanë apo ndoshta karrigia e Presidentit qenka vërtet shumë e ëmbël”, ka shkruar Rugova.
Ai tutje shkruan, ”Kthjelluni! Shteti nuk është lojë fëmijësh”.