Connect with us

BOTA

Humb jetën 55 vjeçarja shqiptare në Itali

Published

on

Edlira Aliçka është shqiptarja e cila ka vd’ekur në Treviso të Italisë, pasi u përfshi në një aksident automobilistik.

55-vjeçarja po udhëtonte me makinën e saj tip Mercedez A-Class kur papritur në rrethana ende të paqarta është përplasur me një Audi A6, ku për pasojë të dyja mjetet kanë përfunduar në fushën poshtë rrugës.

Advertisement

Të dyja makinat udhëtonin nga Sernaglia në drejtim të Coneglianos, ndërsa ngjarja e rëndë është regjistruar vetëm disa minuta pasi Aliçka kishte mbushur me karburant makinën.

Trupi i paj’etë i gruas ka mbetur i bllokuar në mjet, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen pas rreth dy orësh.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement