Connect with us

LAJME

“Nëse bie Ukraina, bie edhe Evropa”, ja kush e thotë

Published

on

Në një dalje nga Kievi, presidenti i Ukrainës,  Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje evropianëve që t’i dalin në krah vendit të tij.

“U bëj thirrje evropianëve që të mos heshtin. Dilni nëpër rrugë dhe mbështesni Ukrainën.”- tha ai.

Advertisement

Presidenti ukrainas, i cili me qëndrimet e mbajtura që prej nisjes së luftës është kthyer në simbolin e rezistencës, u shpreh po ashtu se nëse Ukraina nuk reziston dot, do të bjerë edhe Evropa.

“Nëse ne biem, do të bini edhe ju. Ju lutem mos heshtni. Mos bëni një sy qorr në këtë rast.”

Advertisement

Kujtojmë se që nga fillimi i pushtimit mes Ukrainës dhe Rusisë janë zhvilluar deri më tani dy takime për negocime  dhe i radhës pritet të mbahet këtë fundjavë.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement