Connect with us

LAJME

Vdes udhëtari që u nis nga Shkupi, avioni bën ulje të detyruar

Published

on

Avioni që fluturonte nga Shkupi drejt Gjermanisë është detyruar të bëjë ulje emergjente në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë. Shkak është bërë një udhëtar i cili papritmas ka ndërruar jetë.
Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i udhëtarit në fjalë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në aeroport.

Sipas informatave të para, bëhet fjalë për sulm në zemër, shkruan mediumi maqedonas Ina.

Advertisement

Pas pauzës së detyrueshme, avioni me udhëtarët tjerë ka vazhduar drejt destinacionit në Gjermani, kurse kufoma e të ndjerit do të kthehet në vendlindje./NOA

Advertisement
Continue Reading
Advertisement