Connect with us

LAJME

Rama në Samitin e BE-së: Ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur!

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar sot me deklaratat e tij ku shpreh pakënaqësinë për mungesën e hapjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga Bashkimi Evropian.

Në një postim në Twitter pas fotos në grup të liderëve në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama është shprehur se shqiptarët nuk dorëzohen dhe do të vazhdojnë të punojnë për anëtarësimin në BE.

Advertisement

“Vend i bukur, njerëz të këndshëm, fjalë të bukura, foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një dorëzim i këndshëm… Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, ka thënë Rama. /Telegrafi/

 

Advertisement

 

 

Advertisement
Continue Reading
Advertisement