Connect with us

LAJME

Rusia i del në krah Serbisë, akuzon kosovarët

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë është deklaruar rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës. Natyrisht, duke përkrahur Serbinë.

MPJ-ja ruse ka suluar liderët kosovarë pas vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë, e cila kurrë nuk ka njohur dokumentet e Kosovës. Sipas saj, Perëndimi po dëshiron “të neutralizoj më tepër me duart e shqiptarëve”.

Moska, që kryen agresion ndaj Ukrainës gati gjashtë muaj, thotë se serbët nuk qëndrojnë duarkryq.

Advertisement

“Udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës e dinë se serbët nuk do të qëndrojnë indiferentë kur bëhet fjalë për sulmin e drejtpërdrejt ndaj lirive të tyre dhe qëllimisht po e përshkallëzojnë situatën për të nxitur një skenar ushtarak. Sigurisht se Beogradi është shënjestër e sulmeve të ashpra, e që Perëndimi dëshiron t’i neutralizojë më tepër me duart e shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë mbyllur pikëkalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve që të çojnë në këto dy pika.

Advertisement

Në veri ka nisur bllokimi i rrugëve me kamionë, një orë pasi u dëgjua alarmi i qytetit.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nga 1 gushti do të hyjë në fuqi vendimi për reciprocitet me Serbinë, për çështjen e njohjes së dokumenteve.

Advertisement

Prej të hënës, në Kosovë, shtetasit serbë që prezantojnë në kufi dokumente identifikuese të lëshuara nga Serbia, do të pajisen me një dokument “hyrje/dalje”. Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikatkalimet tokësore dhe ajrore dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement