Connect with us

LAJME

Nagavci reagon për përjashtimin e mësueses me shami

Published

on

Arsimtarja e matematikës, në një shkollë të komunës së Suharekës, Remzie Lezi, në fashatin Reshtan të komunës së Suharekës është përjashtuar nga puna për shkak të vendosjes së shamisë.

Këshilli Drejtues i Shkollës ka vendosur në mënyrë unanime, që Lezi të përjashtohet nga shkolla. Pas kësaj ka reaguar Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Advertisement

Nagavci është përgjigjur në pyetjen e një komentueseje në rrjetet sociale, duke e vlerësuar vendimin e paligjshëm.

“Ky Vendim, nëse ekziston vërtetë, është i paligjshëm, i padrejtë dhe si i tillë nuk shkakton asnjë pasojë juridike”, ka shkruar Nagavci.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement