Connect with us

LAJME

E dhimbshme: Humb jetën tragjikisht shqiptari 33-vjeçar në një aksident në Norvegji

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje kosovare në Norvegji, ku pas një aksidenti tragjik vdiq Kujtim Marmallukaj, 33-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

I riu ishte nga fshati Dush i Klinës, ku edhe do të varroset gjatë ditës së nesërme. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjaret përmes rrjetit social ‘facebook’.

Advertisement

“Pas aksidentit tragjik që ndodhi në Oslo të Norvegjisë, ka ndërruar jetë në moshën 33 vjeçare Kujtim (Elmi) Marmullakaj. Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit do të mbahet ditën e premte me datë 16.09.2022 ne ora 15.00 në varrezat e fshatit Dush të Klinës. Të pikëlluarit: Familja Marmullaku”.

/GazetaSinjali/

Advertisement
Continue Reading
Advertisement