Kushdo që i sheh fotot do të arrijë në përfundimin, ndoshta gabimisht, se Salt Bae është mik i ngushtë i shumicës së lojtarëve të Argjentinës fitimtare dhe veçanërisht Lionel Messit.
Realiteti duket pak më ndryshe nëse shikoni videon nga prapaskenat e sesionit fotografik, pasi Salt Bae mund të ketë nxituar për të bërë një foto me fituesit, por i ka gjetur ata “të padisponueshëm”, sidomos në rastin e Messit.
Në video shfaqen lojtarët e Argjentinës duke festuar dhe Messi duke shkëmbyer përqafime dhe puthje. Bae është duke pritur momentin për ta takuar. Messi e shikon, por është krejtësisht i pashqetësuar dhe vazhdon festimet me shokët e skuadrës.
